INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje! Mos blini këtë Samsung

Vëmendje! Mos blini këtë Samsung

Publikuar më: 14:38 16-07-2018

Samsung është një ndër brandet më të njohur në botë. Konkurenca e tyre me Apple është përherë në qëndër të vëmendjes, por kjo vlen vetëm për smartphonët më të mirë.

Ndryshe nga Apple, Samsung nuk ofron vetëm smartphone high end, por prodhon opsione për çdo lloj buxheti. Disa prej tyre kanë raport të mirë cilësi çmim, por disa smartphone nuk ia vejnë çfarëdo që të thuhet.

Samsung Galaxy J3 është smartphoni që ne nuk do e rekomandonim kurrë. Ai ka rreth 3 vjet që nuk po mer një update të vërtetë. Memorja po qëndron njësoj, RAM-i dhe ekrani kanë ngelur të njëjtë. Versione të këtij smartphone dalin çdo vit, por ama ndryshimi është thuajse zero.

Nëse doni një smartphone ekonomik për prindërit apo fëmijët tuaj, thjesht mos blini një J3. Xiaomi Redmi Note 5A apo Note 4 janë opsione shumë më të mira.

Për më tepër ja ku keni dhe një review shtesë për këtë smartphone:

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105