INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendi ideal që mund të frymëzojë jetën tuaj, ky është plazhi intim më i këndshëm në botë...

Vendi ideal që mund të frymëzojë jetën tuaj, ky është plazhi intim më i këndshëm në botë...

Publikuar më: 14:27 01-01-2019

Një plazh i këndshëm, pyje tropikale mahnitëse, gjallesa në zhdukje, det i kaltër me dallgë të mëdha të gjitha këto e bëjnë perfekte gjirin jugor të Sri Lanka, Hiriketiya ku ndodhet një nga plazhet më intime dhe frymëzuese në botë.

Aty mblidhen njerëz nga e gjithë bota, si sërfistë, njerëz që bëjnë yoga dhe ata që kërkojnë aventura emocionuese në jetën e tyre.

Ata gjejnë aty paqen dhe qetësinë që qytetet e sotme nuk na e mundësojnë. Aty madje ka tashmë edhe njerëz që janë zhvendosur për të jetuar duke preferuar jetën e lirë dhe të egër buzë natyrës.

Ditët me diell duket se nuk mbarojnë kurrë në Sri Lanka dhe pemët frutore janë në shumëllojshmëri, duke filluar nga ajo e arrës së kokosit.

Ky është një nga ato oaze qetësie ku çdonjëri prej nesh do ishte xheloz po ta vizitonte.

 sri_lanka_1.jpg

sri_lanka_2.jpg

sri_lanka_3.jpg

sri_lanak_5.jpg

sri_lanak_4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003781795501709