INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëm pak orë pas koncertit të Rita Orës, vdes në mënyrë tragjike vajza e biznesmenit të njohur [FOTO]

Vetëm pak orë pas koncertit të Rita Orës, vdes në mënyrë tragjike vajza e biznesmenit të njohur [FOTO]

Publikuar më: 11:50 12-03-2018

Ditën e djeshme familja e biznesmenit mori lajmin e hidhur.

Vajza e tyre kishte humbur jetën tragjikisht bashkë me 7 mikeshat e saj.

Vajza e biznesmenit të njohur turk, Huseyin Başaran, kishte udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara bashkë me shoqe për të festuar “natën e beqarisë”, pasi muajin e ardhshëm po planifikonte të martohej.

Vajzat po ktheheshin me avion privat, i cili u rrëzua në Iran, ndërkohë që nuk janë bërë ende të ditura shkaqet. Ngjarja tragjike ndodhi duke u kthyer për në Stamboll.

Mina bashkë me shoqet e saj kishte qenë e pranishme në koncertin e Rita Orës që u mbajt në Dubai, madje këtë e kishte treguar edhe me postimin fotove në rrjetet sociale.

ghj.png

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172