INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëvendosja i kthehet ‘avazit të vjetër”. Luftë me “tymëse” në Kuvend

Vetëvendosja i kthehet ‘avazit të vjetër”. Luftë me “tymëse” në Kuvend

Publikuar më: 19:09 21-03-2018

Me incidente është shoqëruar sot seanca për votimin e Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e Lëvizjes së Vetëvendosjes kanë hedhur disa herë gaz lotsjellës në sallë. Gazin lotsjellës në Kuvend është hedhur fillimisht në momentin kur po pritej të votohej demarkacioni.

Seanca është ndërprerë disa herë. Vetëvendosje lëshoi tre bombola të gazit lotsjellës me qëllim që të parandalonte deputetët për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, kusht i rëndësishëm për liberalizimin e vizave. Deputeti i Xhelal Sfeçla shihet teksa e hedh atë në drejtim të deputetëve.

Veprimi i tij ndiqet më pas edhe nga kolegët. Duket se deputetët e Vetëvendosjes kanë përgatitur më herët këtë skenar. Disa prej ligjvënësve shihet teksa vendosin maska ndërsa salla mbushet me tym. Pasi u krijua kjo situatë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pushim.

Por deputetët e Vetëvendosjes janë të vendosur që të mos lejojnë kalimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka dënuar hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendit.

“Një gjë e tillë nuk duhej t’i ndodhë Kosovës, pasi Kosova është më e mirë se kaq. Kjo nuk duhet të ndodhë në një shtet evropian.Hedhja e gazit lotsjellës nuk është diçka evropiane”, ka thënë Delawie në konferencën për media.

Presidenti Hashim Thaçi ka dënuar veprimin e deputetëve.

Ai ka bërë thirrje që të votohet sot demarkacioni, duke thënë se kjo nënkupton edhe lëvizje të lirë të qytetarëve.

Hedhja e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit ka bërë xhiron e mediave të huaja.

Article Logic
Execution time: 0.0040619373321533