INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim i IN News, ja si kushtet e jetesës janë përmirësuar për 100 familje në Tiranë! Mund ta provoni dhe ju...[VIDEO]

Publikuar më: 17:45 21-02-2018

Në një bllok pallatesh në zonën e ish Komunës së Parisit ku jetojnë 100 familje prej afro 20 vitesh nuk ishte vënë fare dorë dhe deri 3 muaj më parë ai ishte thuajse i amortizuar. Po sot duket qartë se gjithçka ka ndryshuar në sistemin e ngrohjes apo në tarracat. Dhe kjo falë Fondit të Komuniteteve. 

Po si ja dolën këta banorë?
Ata fillimisht gjeten dakordësinë për të grumbulluar gjysmën e parave që duheshin për ndërhyrje dhe më tej bashkë me projektin administratori i tyre ka shkuar në Bashkinë e Tiranës. Ky bllok pallatesh ka përfituar gjysmën e investimit për disa projekte nga restaurimi i fasadave, termoizolimi dhe lyerja. Në shifra konkrete 10 milion lekë i paguan vetë banorët dhe po aq Bashkia.
Ky është dhe projekti i parë që ka përfituar nga Fondi i Komuniteteve në Tiranë. Disa banorë të tjerë në kryeqytet kanë përfunduar aplikimet, kanë fituar dhe janë gati të nisin punën, që ambientet, ku jetojnë të bëhen më komode dhe estetike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762