INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim i IN News, të përjashtuarit e ndihmës ekonomike ankohen tek Shërbimi social[VIDEO]

Publikuar më: 15:12 06-03-2018

Dikur ishte biznesmen, por pas falimentimit, sot s’ka bukë për t`u ushqyer. Edhe pse në kushte të vështira ekonomike këtij kryefamiljari i është refuzuar dhe përfitimi i ndihmës ekonomike.
“S’e përfitova dot ndihmën ekonomike se ka dalë në sistem një makinë që në fakt s’është me e imja se ma ka bllokuar përmbarimi,” tha qytetari për IN News.
Ndonjëherë shkaqet e mos marrjes së pagesës së ndihmës ekonomike janë tejet paradoksale siç është ky rast. Ky kryefamiljar për tu ankuar i është drejtuar zyrave të shërbimit social rajonal në kryeqytet dhe si ai në të gjithë vendin janë me mijra që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike dhe e vetmja arsye që iu thonë është se sistemi online ka pasur probleme dhe se mund të bëjnë ankesë pranë zyrave të shërbimit social. Kamera e IN News shkoi pranë zyrave të Tiranës dhe u ndesh me shumë pak persona që kanë nisur të ankohen për përjashtimin nga skema e ndihmës ekonomike.

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893