INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Viruset në qarkullim! Pediatrja Sula nga Kafe IN flet për grupmoshat më të rrezikuara…[VIDEO]

Publikuar më: 15:53 12-11-2018

Edhe pse moti nuk është tipik i vjeshtës, në dy ekstreme të ditës ai shfaqet me temperatura të ulëta dhe për pasojë virozat kanë nisur të prekin qytetarët. Por gjithnjë e më shumë nga viruset stinore po sëmuren të vegjlit, që po tejmbushin qëndrat shëndetësore dhe spitalet e vendit. Pediatrja, Mirela Sula e ftuar në Kafe IN ka sqaruar se virusi po qarkullon në vende të mbyllura si në çerdhe, kopshte apo shkolla.

“Virozat në ambjente të brendshme përhapen më lehtësisht. Mosha më e rrezikuar nga 0-12 muaj, kjo grupmoshë shfaqën simptoma më të rënda klinike,” tha mjekia në Kafe IN
Pediatrja prezanton dhe disa shkaktarë që ndikojnë në përhapjen e viruseve dhe që lidhen me higjenën.
“Viruset merren nga rrugët e frymëmarrjes dhe duart e ndotura. Nënave ju kujtoj pas ndërimit të pelenave të paktën të lajnë duart. Fëmijët duhet të kenë hekurin të pranishëm në organizmin e tyre,” sqaron pediatrja Sula.
Ndërsa porosinë e fundit pediatrja Mirela Sula e jep për grupet e rriskut, ku ju sugjeron vaksinimin.
“Që nga mosha 6 muaj ju aplikohet gjysmë doze. Të rriturit të marrin dozë të plotë. Vaksina të imunzion nga viruset e gripit,” këshilloi Mirela Sula.

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709