INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vitamina D ul me 20% riskun për kancer

Vitamina D ul me 20% riskun për kancer

Publikuar më: 12:56 09-03-2018

Ekspozimi ndaj dritës së diellit stimulon trupin të prodhoj këtë vitaminë e cila kontribuon në rritjen e nivelit të kalciumit në trupin tonë, forcimin e dhëmbëve muskujve dhe kockave.

Por jo vetëm vitaminën D mund ta përfitosh dhe nga ushqimet e ndryshëm si vezët sardelet, salmoni etj.

Përveç këtyre benefiteve që ka vitamina D shkencëtarët kanë zbuluar se kjo vitaminë mbron organizmin nga kanceri dhe disa sëmundje kronike, shkruan intv.al.

Ekspertët japonezë analizuan të dhënat nga 9 qendra të ndryshme të shëndetit publik në Japoni ku morën në hulumtim rreth 33.736 persona nga mosha 40-69 vjeç.

Pjesëmarrësve u kërkua që të japin një pasqyrë gjithëpërfshirëse të stilit të tyre të jetesës si dieta historia mjekësore dhe aktiviteti i përditshëm.

Studiuesit pastaj monitoruan pjesëmarrësit për një periudhë mesatare prej 16 vjetësh, gjatë së cilës u regjistruan 3,301 raste të kancerit, shkruan intv.al

Pasi u llogaritën shumë faktorë që shkaktonin kancerin si pesha, aktiviteti fizik, duhani, alkooli, studiuesit vunë re se niveli i lartë i vitaminës D zvogëloi rrezikun e përgjithshëm të kancerit me 20%.

Vitamina D ndikimin më të lartë të mbrojtjes e kishte ndaj kancerit të mëlçisë, mushkërive dhe prostatës shprehen shkencëtarët./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166