INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viti i ri shkollor...

Viti i ri shkollor...

Publikuar më: 09:19 17-09-2018

Duke uruar mësues e nxënës për fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019, mendova të postoj këshillat e një mësuesi, që ka rrojtur rreth 100 e ca vjet më pare. Këto këshilla, ky mësues, ja jepte mikut e tij, mësues i ri.

Kur i lexova këto këshilla, mu dukën shumë të përshtatshme edhe për sot dhe, jo vetëm për edukatorët dhe mësuesit, por edhe për të gjithë të rriturit. 

1. Trajtoje me shumë kujdes dhe vëmëndje gjuhën, si për vete dhe për nxënësit, pasi gjithçka që mësuesi u jep nxënësve të tij, u vjen atyre nëpërmjet “krahëve” të fjalës.

2. Asnjëherë nuk duhet t’u flitet fëmijëve me në mënyrë banale. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë që t’u flitet atyre, fëmijëve, në mënyrë shumë të sofistikuar e patetike. Banaliteti. po ashtu edhe e folura patetike

boshe, e përjashtojnë përzemërsinë.

3. Një element tjetër, shumë i rëndësishëm, që duhet të jetë pjesë me patjetër e pedagogjisë, është humori i vërtetë i mësuesit.

4. Të dy këta elementë, përzemërsia dhe humori, janë nga ndihmësit kryesorë të një edukatori apo mësuesi, për përçueshmërinë dhe drejtimin e nxënësve të tij, drejt rrugës së vetes dhe jetës.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0028080940246582