INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizat për Kosovën, Rama: Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi njollën

Vizat për Kosovën, Rama: Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi njollën

Publikuar më: 14:58 13-09-2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Parlamentit Evropian, i cili miratoi me 420 vota pro rekomandimin për heqjen e vizave me Kosovën. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri deklaroi se Parlamenti Europian se hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cenon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën.
Postimi i Edi Ramës

Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën! Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë.

Article Logic
Execution time: 0.0022010803222656