INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizat për Shqipërinë/ Franca “komenton”  vendimin e Holandës

Vizat për Shqipërinë/ Franca “komenton” vendimin e Holandës

Publikuar më: 16:15 18-04-2019

Ambasadorja e Francës në Shqipëria ka folur sot nga Korça lidhur me vendimin e Parlamentit të Holandës për të rikthyer regjimin e vizave me Shqipërinë.

“Parlamenti është sovran dhe unë e them para një grupi prej 3 senatorësh dhe është një vendim i parlamentit holandez. Duhet kuptuar përmbajtja dhe ku do përfundojë kjo nismë”, tha ajo.

Sipas Christina Vasak, parlamenti holandez vetëm merr vendimet, por ka një procedurë të tërë që ai të zbatohet.

“Ne nuk jemi te sigurt cili do të jetë vendimi i fundit”, theksoi ajo.

Sa i përket situatës politike në Shqipëri ajo ka nënvizuar se një diplomat nuk shprehet për problemet e brendshme të Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0027580261230469