INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vjen i ftohti! Shi, dëborë, mjegull dhe erë[VIDEO]

Publikuar më: 11:46 23-10-2017

Vapa që këtë vit nuk iku me gushtin mbaroi me sa duket sot. Duke nisur nga kjo e hënë e në vijim moti do të jetë ai i një vjeshte të mirëfilltë, me rreshje dhe tempertura brenda normave të stinës. Sinoptikantë lajmërojnë se të paktën deri nesër nuk duhet të lini çadrat në shtëpi, ndërsa veshjet e trasha të jenë gati për çdo të papritur, pasi moti vitet e fundi me paqëndrueshmëritë e tij ka çoroditur dhe parashikuesit.
Temperturat që nga sot janë ulur me të paktën 5 deri 7 gradë priten të shoqërohen dhe me rreshje dëbore në zonat e thella të vendit, kurse në pjesën tjetër me shi të dendur.  Java do të shoqërohet dhe me erë, që do të jetë me drejtim juglindje-veriperëndim, ku do të ndihet më shumë në bregdet, pasi forca e detit llogaritet të jetë me lartësi vale 2.5 metër.
Po këtë javë nuk do të mungojë as mjegulla lokale ndaj këshillohet kujdes kryesisht për drejtuesit e automjeteve.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438