INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VODAFONE ALBANIA në prag të festave vjen me një risi! Sjell GIGABIT në Shqipëri[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:08 04-12-2018

Vodafone shënon një tjetër arritje të rëndësishme në industrinë e komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke prezantuar për herë të parë eksperiencën e rrjetit Gigabit, më i shpejti i përjetuar deri më sot në tregun tonë. Gjatë eventit të organizuar në zyrat qëndrore të Vodafone Albania, falë rrjetit Gigabit u realizua në kohë reale një udhëtim virtual në rrugën e Arbrit, një prej projekteve infrastrukturore në ndërtim.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ishte i ftuari i pari për të provuar eksperiencën e rrjetit ultra të shpejtë.
Direkt nga zyrat e Vodafone, pa nevojën për të udhëtuar drejt kantierit të ngritur në zonën e Klosit, Ministri Gjiknuri pati mundësinë të monitorojë në kohë reale ecurinë e punimeve në rrugën e Arbrit, nëpërmjet një lidhjeje direkte nga kamera e dronit në syzet VR. Transmetimi live i videos në cilësinë maksimale 4K u mundësua nga kapaciteti i rrjetit Vodafone Gigabit, i aftë për të transmetuar të dhëna në milisekonda, pa vonesa pavarësisht distancave të largëta.
“Ky është një hap përpara për industrinë. Kjo përvojë mund të dëshmojë që koncesionet e rrugëve po punojnë. Ne si qeveri jemi plotësisht të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për ta sjellë Shqipërinë në rrugën e re të rrjetit 5G, duke bërë që të gjitha përfitimet e biznesit dhe të individit të kenë qasje në risitë teknologjike ", - tha Gjiknuri.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Achilleas Kanaris foli për këtë risi të VODAFONE në Shqipëri.
“Vodafone ofron kapacitetin, rrjetin global, ekspertizën, inovacionin dhe zgjidhjet e ndërlidhura për të përshpejtuar dhe mundësuar evolucionin dixhital. Vodafone po krijon shoqërinë e Gigabit në të gjitha tregjet ku operon, dhe Shqipëria është në të njëjtën udhë të investimeve dhe zhvillimit teknologjik sëbashku me tregjet e tjera të mëdha evropiane si Gjermania, Italia, Spanja etj. Rrjeti Gigabit, do të revolucionarizojë tregun, përvojën e biznesit dhe klientit. Ne e quajmë këtë revolucionin e ri industrial, ku fuqizimi ekonomik nëpërmjet risive teknologjike do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si jetojmë”, tha Z. Achilleas Kanaris
Industritë si shëndetësia, arsimi, logjistika, bujqësia, transporti, energjia dhe shumë të tjerë do të ndryshojnë tërësisht falë këtij revolucioni digjital. Teknologjia në një shoqëri Gigabit do të mundësojë automatizimin më të madh të shërbimeve, inteligjencën artificiale, Internetin e Gjërave dhe Vodafone së bashku me qeverinë do të punojnë për t'i sjellë këto përfitime edhe në Shqipëri.
Vodafone po transformohet në një kompani Gigabit, për të udhëhequr këtë revolucion. Deri në vitin 2023, Vodafone Albania do të jetë një lider dixhital, duke ofruar zgjidhje teknologjike dhe inovacion të vazhdueshëm në vendin tonë.
Vodafone Albania është e pranishme në tregun shqiptar që nga viti 2001, dhe deri më sot ka investuar mbi 1.4 miliard € në vend. Si një prej kompanive më të përgjegjshme, Vodafone Albania i dedikon fonde të konsiderueshme projekteve sociale si edhe është një prej punëmarrësve më të spikatur në treg për politikat e zhvillimit dhe rekrutimit të të rinjve.

gjik_vodddok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032219886779785