INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja makabre në Mat, autori ishte kryetar i Partisë Socialiste

Vrasja makabre në Mat, autori ishte kryetar i Partisë Socialiste

Publikuar më: 18:28 11-10-2018

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen makabre që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Shëlli të Matit. Autori i vrasjes ishte 51-vjeçari Kujtim Koxha, i cili ka qëlluar mbi 4 punonjës bashkie. Ai ka qëlluar për vdekje Mentor Hoxha, ndërsa rreth 2 orë më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Erzen Alija dhe pas tij dhe Hamit Buçi. I plagosur është shtetasi Astrit Hani.

Koxha pas një debati që pati me punonjësit e Bashkisë që kishin shkuar në fshat për të hapur një rrugë, ka marrë kallashin dhe në momentin kur ata kanë qenë duke drekuar, ka qëlluar drejt tyre.

Sipas medieve Kujtim Koxha është kryetar i Partisë Socialiste si dhe kryeplak i fshatit Shëlli në Mat.
51-vjeçari është arrestuar nga policia rreth një orë pas ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0032110214233398