INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Shkodër. Çdo gjë ishte e planifikuar, autori u sigurua që viktimat vdiqën pastaj pa nga fëmija dhe.... [FOTO]

Vrasja në Shkodër. Çdo gjë ishte e planifikuar, autori u sigurua që viktimat vdiqën pastaj pa nga fëmija dhe.... [FOTO]

Publikuar më: 13:14 16-07-2018

Po ktheheshin për në shtëpinë e tyre nga një darkë familjare në momentin që ju bë atentati çifti nga Shkodra.

Një ditë pas ngjarje, policia zbardh detaje të reja nga krimi që tronditi opinionin publik.

Mësohet se shënjestra kryesore ishte ish inspektori i Krimit Boran Bërçana, por që plumbat kapën dhe bashkëjetuesen e tij Silvi Ndoci, por fatmirësisht ka shpëtuar për mrekulli fëmija dy vjeçar i çiftit, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë në gjumë në sendiljen e pasme.

Por që pas ngjarjes është zgjuar dhe ka shkuar në prehrin e të ëmës pasi dëshmitarët e kanë gjetur të mbështetur në kraharorin e viktimës dhe me rroba të gjakosura.

vsd.PNG

Policia tregon se vrasja ishte e planifikuar, vrasësit ishin dy, njëri bëri ekzekutimin dhe tjetri priti në makinë.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondave në orët e para të ditës së diel, 15 korrik 2018.

Në momentin që Boran-i ka parkuar, vrasësi paraqitur në dritaren e shoferit duke nisur të qëlloj me një breshëri plumbash. Më pas është siguruar që kanë vdekur, ka parë nga fëmija dhe është larguar me automjetin 'Mercedez Benz', me targa të falsifikuara.

Më vonë makina është gjetur nga policia, e djegur në aksin Shkodër-Koplik.

31eb99f7-f077-4532-a330-13be6d552086.jpg

Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e ngjarjes por policia po heton në pistën e hakmarrjes për shkak të profesionit.

Grupi hetimor ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës dhe po heton nëse viktima është shoqëruar me persona me precedent penal.

Ditën e sotme trupat e viktimave janë përcjell mes lotëve në banesën e fundit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032889842987061