INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç shton akuzat pas vrasjes së Ivanoviçit: Qëllimi i vërtetë është grabitja e Veriut të Kosovës

Vuçiç shton akuzat pas vrasjes së Ivanoviçit: Qëllimi i vërtetë është grabitja e Veriut të Kosovës

Publikuar më: 15:55 16-01-2018

Vrasja e liderit serb në Mitrovicë po i shërben qeverisë së Serbisë për të nxjerrë në dritë pretendimet e saj. Presidenti i Serbisë ka akuzuar drejtuesit e Kosovës se nëpërmjet këtij akti duan të marrin kontrollin e Veriut të Kosovës duke tentuar krijimin e forcave të armatosura.  “Disa media shqiptare në Kosovë po thonë të njëjtën gjë si disa politikanë serbë opozitar se Serbia është prapa vrasjes së Ivanoviçit, me qëllim të marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës”-deklaroi Vuçiç duke shtuar se në të vërtetë qëllimi i shqiptarëve të Kosovës është grabitja e Veriut të Kosovës. Serbia do ta trajtojë këtë akt në përputhje me rrethanat, u tha Vuçiç gazetarëve në Beograd pas një sesioni të jashtëzakonshëm të Këshillit për Sigurinë Kombëtare, të mbledhur pas vrasjes së politikanit serb në qytetin e Mitrovicës , në Kosovën e Veriut. “Ky është një akt terrorist sa i përket shtetit të Serbisë dhe si i tillë do të trajtohet” tha kreu i shtetit serb. Duke i shprehur ngushëllime familjes së Ivanoviçit, presidenti serb premtoi se vrasësit do të kapen. Nëse nuk e bën Kosova atëherë do ta bëjmë ne”-tha ai.  "Personi që e vrau nuk është serb, edhe po të mbaj emër serb, sepse ata bënë gjithçka kundër Serbisë", - tha Vucic dhe shtoi se vetura që besohet të ishte përdorur nga vrasësit, ishte lënë pranë lagjes së Brdjanit me qëllim.  I pyetur për ndërprerjen e bisedimeve mes delegacioneve në Bruksel pasi lajmi i vrasjes së Ivanoviçit arriti atje, Vuçiç tha se kjo është bërë për shkak se ishte e pakuptimtë të flitej për bisedime pasi marrjes së kërcënimeve të përditshme.  Sipas presidentit kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka kërcënuar se do të shkojë në qytetin e Nishit, po ai nuk do lejohet ta bë një gjë të tillë. “Ne i kuptuam ato kërcënime, i kuptuam shumë mirë”- u shpreh Vuçiç ndërsa deklaroi se Veseli duhet "të harrojë që të shkoj në Nish me një ushtri", por ishte i mirëpritur të vizitonte qytetin si turist.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043