INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
West Side Family “rikthejnë” Dr Florin me këngën e tyre të re “Beso”[VIDEO]

West Side Family “rikthejnë” Dr Florin me këngën e tyre të re “Beso”[VIDEO]

Publikuar më: 19:23 29-12-2017

Kanë kaluar tri vite që kur Dr.Flori u nda nga jeta por miqtë e tij të zemrës Landi dhe Miri nuk do ta harrojnë asnjëherë. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë grupi i njohur shqiptar “West Side Family” janë rikthyer me këngën e tyre më të fundit nën titullin “Beso”. 

E veçanta e kësaj kënge, është se pjesë e saj është edhe Dr.Flori, me frazën e fundit që kishte arritur të incizonte në studion e tij, dhe e cila është përdorur për këtë këngë.
Me një klip mjaft të ndjerë, i cili sjell një atmosferë shprese, i ndërthurur me elemente që “rikthejnë” në jetë Dr.Florin, “Beso” vjen si një tribut për jetën artistike të pasur të të ndjerit.

Gjithashtu kënga “Beso” vjen edhe si një tribut ndaj marrëdhënies shumë të afërt të pjesëtarëve të grupit, të cilët edhe pas vdekjes së Dr. Florit i kanë qëndruar mjaft afër familjes së tij.

Article Logic
Execution time: 0.0029959678649902