INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
WhatsApp nxjerrë më në fund risin e shumë pritur [VIDEO]

WhatsApp nxjerrë më në fund risin e shumë pritur [VIDEO]

Publikuar më: 11:10 30-10-2017

WhatsApp ka nxjerrë më në fund risin e saj më të pritur nga të gjithë, "Fshi për të gjithë".

Kjo veçori i lejon përdoruesit e Whatsapp-it që të fshijnë mesazhin pa i lexuar personi në krahun tjetër të bisedës, në rast se kanë thënë diçka që janë penduar ose mesazhin ja kanë dërguar personit të gabuar.

Drejtuesit e kompanisë shpjegojnë se mesazhi mund të fshihet vetëm brenda 7 minutave të para të dërgimit, në të kundërt nuk do ketë vlerë.

Risia "Fshi për të gjithë" ka hyrë në sistem për të gjithë që ditën e premte, për të përfituar duhet që të gjithë përdoruesit e Whap Messenger, si dërguesit dhe marrësit e mesazhit duhet ti kenë bërë update dhe të jenë në përdorim të versionit më të fundit të WhatsApp për Android, iPhone ose Windows Phone"

Megjithatë pavarësisht se ju e fshini mesazhin dhe personi nuk do mundet ta lexojë, ai do njoftohet për veprimin që ju keni bërë, nëpërmjet një lajmërimi "Ky mesazh është fshirë".

 

Article Logic
Execution time: 0.00346207618713
array(1) { ["section"]=> string(54) "whatsapp-nxjerre-me-ne-fund-risin-e-shume-pritur-40424" }