INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! FERO u bën “DISS-in” më të fortë Noizyt dhe S4MM nëpërmjet UNIKKATIL, shihni i shan “live” në koncert [VIDEO +18]

WOW! FERO u bën “DISS-in” më të fortë Noizyt dhe S4MM nëpërmjet UNIKKATIL, shihni i shan “live” në koncert [VIDEO +18]

Publikuar më: 22:14 14-06-2018

Si do reagojnë ata? 

Fero është një nga reperat më “IN” të momentit dhe këngët e tij dëgjohen nga do. Jo vetëm që numëron shumë klikime në Youtube dhe shumë ndjekës në rrejtet sociale, por Fero tërheq shumë vëmendje me videot apo fotot ku tregon një vetëbesim të theksuar dhe shprehet se është më i miri.

Edhe pse i vogël në moshë, Fero po korr mjaft sukses dhe siç duket tashmë e ka kapur keq me Noizyn dhe reperin e ri S4MM.

Pasi këta kanë sjellë projektin e tyre La Familia, i cili nga fansat është komentuar se në disa pjesë të tij është si “diss” ndaj Feros, ky i fundit nuk ka qëndruar duarkryq.

Ndërkohë që po mbante një koncert në qytetin e tij, Gjilan, Fero ka bërë një FREESTYLE kundër Noizyt dhe S4MM, e për ta bërë më të fortë atë, ka përmendur emrin e Unikkatil.

Siç mund ta dëgjoni në fund të videos të siguruar nga intv.al, Fero i thotë: Kur ka repovat Katili, shoku yt (për Noizyn), ka dalë nga p*dh*”, por e kemi prerë videon për arsye etike.

Fero diss from Elton Cara on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.003242015838623