INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW, mezi po presim! Këngëtarja SHQIPTARE i tha botës indirekt që do bëjë këngë me EMINEM! [FOTO]

WOW, mezi po presim! Këngëtarja SHQIPTARE i tha botës indirekt që do bëjë këngë me EMINEM! [FOTO]

Publikuar më: 18:49 07-11-2018

Eminem është padiskutim reperi më i mirë në botë dhe është vetëquajtur “Zoti i Rap-it”. Ai bëri bujë me rikthimin e tij në muzikë me një album të ri, por siç duket do të bashkëpunojë me një këngëtare shqiptare dhe bëhet fjalë për Rita Orën.

Kjo e fundit ka njoftuar teksa ishte e ftuar në emisonin radiofonik në “Capital FM” në Londër që së shpejti do të publikojë albumin e saj të dytë nën titullin “Phoenix”. Por përveç albumit u gëzuam më shumë kur tregoi se do të publikojë edhe një super bashkëpunim me një reper të njohur.

27-vjeçarja me origjinë nga Prishtina në fillim nuk ka dashur që të bëjë publik emrin e këtij reperi, por pas këmbënguljes se dy spikerave të radios, ajo pranoi ta zbulojë.

Bëhet fjalë për reperin amerikan “EMINEM”. Rita ka preferuar të mos japë detaje të tjera rreth këtij bashkëpunimi, por tha vetëm që “është në fazat e fundit dhe se nëse ia arrijmë ta publikojmë, do të jetë një hit i jashtëzakonshëm”.

avicii.png

Article Logic
Execution time: 0.0033438205718994