INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Një ëndërr tjetër po bëhet realitet për Alban Skënderaj [FOTO]

WOW! Një ëndërr tjetër po bëhet realitet për Alban Skënderaj [FOTO]

Publikuar më: 17:01 28-05-2019

Kantautori i njohur Alban Skënderaj mesa duket po përjeton periudhën e tij më të mirë, qoftë nga ana profesionale, por edhe nga ana personale.

Ai ka ndarë vetëm para 3 ditësh një lajm që me siguri ka gëzuar të gjithë fansat e muzikës së tij.

Alban Skënderaj, do të mbajë një koncert madhështor më datë 19 qershor në Prishtinë. Ai do të ngjitet në skenën e sallës “1 tetori”, për të interpretuar live këngët para publikut kosovar. “Hapësira e një ëndrre” është titulluar ky koncert solistik, që do të sjell interpretimin e repertoarit të këngëtarit ndër vite.

Ka qenë vetë Albani që ka ndarë lajmin me ndjekësit në Instagram duke u shprehur se ‘një ëndërr tjetër po bëhet realitet” për të.

View this post on Instagram

Me ne fund! “Hapsira e nje endrre” ne Kosove! Nje enderr qe behet realitet. Kemi shume kohe qe punojme per kete koncert dhe me ne fund jam i lumtur t’ju njoftoj se me date 19 qershor “Hapsira e nje endrre” do te fluturoje per ne Prishtine dhe do te aterroje ne Sallen “1 Tetori“. E mbushur me shume se kurre me dashuri, emocion dhe muzike per te gjithe publikun e Kosoves. Ky koncert do te jete nje moment kulmor i karrieres time dhe nje pike arritje teper e rendesishme e jetes time. Ashtu si ne Tirane edhe ne Prishtine ky koncert do te shoqerohet nga nje orkester e plote simfonike me orkestrime nga repertori im te konceptuara enkas per kete event. Ne kete distance kohore nga koncerti i Tiranes ka patur shume zhvillime dhe kenge te reja nga une ndaj ky event do te kete risi dhe surpriza si ne repertor ashtu dhe ne bashkepunime. Shume shpejt do kete detaje dhe info te tjera rreth koncertit. Me shume dashuri. Albani. #HapsiraENjeEndrre #Kosove #Prishtine #19Qershor #Salla1Tetori

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543