INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW, nuk pritej! Era Istrefi rrezikon të performojë në BOTËROR, për arsyen që na mërzit të gjithëve! [FOTO]

WOW, nuk pritej! Era Istrefi rrezikon të performojë në BOTËROR, për arsyen që na mërzit të gjithëve! [FOTO]

Publikuar më: 11:15 27-05-2018

Paç fat Era! 

Era Istrefi është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare e cila mori shumë famë ndërkombëtarisht me këngën e saj “BONBON” e tashmë po e dëgjon e gjithë bota, pasi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam këndojnë këngën “Live it up”.

Të gjithëve na pëlqeu ky lajm dhe u ndjemë më krenar se kurrë, por mesa duket gjërat s’po shkojnë mirë, pasi Era ka hasur pengesën e parë.

Këngëtarja shqiptare rrezikon të humbas performancën në hapjen e Botërorit, për shkak të vizës në Rusi. Vitin e kaluar, Era Istrefi ishte ndër artistet ndërkombëtare të ftuara në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në kontinent, festivali Europa Plus. Por, fatkeqësisht, nuk mundi të ngjitej në skenën e Moskës krah artistëve të tjera si Dua Lipa, Bebe Rexha, apo Arilena Ara, për shkak se nuk siguroi dot vizën.         

Në pikëpyetje mbetet edhe performanca në Botëror. Lajmin e konfirmoi edhe mamaja e këngëtares shqiptare, e cila deklaroi se vajza e saj duhet të kthehet në Shqipëri për tu marrë me vizën ruse.

“Tani duhet të merremi me vizën e Rusisë. Erës i duhet të kthehet në Shqipëri dhe në Kosovë për t’u marrë me to”, u shpreh mamaja e këngëtares.

liveituip.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426