INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Për vetëm gjysmë ore performancë, Elvana Gjata paguhet me shifrën marramendëse [FOTO]

WOW! Për vetëm gjysmë ore performancë, Elvana Gjata paguhet me shifrën marramendëse [FOTO]

Publikuar më: 12:08 19-09-2019

Është mbajtur tre ditë më rradhë koncerti i titulluar “Tingujt e Çarshisë”, që u organizua nga Qendra Informative Kulturore Shkup, projekt i cili ka për qëllim idenë e ringjalljen së Çarshisë, pjesës më të vjetër dhe më të bukur të qytetit.

Ky koncertë është mbajtur për 13 vite rresht ku shumë këngëtarë të njohur, piktorë, balerin, animues, grupe të njohura, maqedonase, shqiptare, turke, rome kanë performuar në këtë skenë.

Dhe këtë vitë koncerti “Tingujt e Çarshisë” ishte i pasur me këngëtarë të rinj dhe të njohur nga Shqipëria si Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, LUMI B etj.

Drejtoresha e QIK-ut Sermine Purrini tha se buxheti i këtij manifestimi tre ditorë ishte 3,65 milionë denarë.

Ky buxhet u nda mes artistëve të njohur, të rinj si dhe një pjesë e mirë shkoi për skenën ku u mbajt ky manifestim.

E në lidhje me pjesmarrjen e këtyre artistëve të njohur Purrini është shprehur që janë paguar më shumë se artistët e rinjë duke e argumentuar këtë çmim me famën e tyre.

‘Unë mendoj se ky buxhet është menaxhuar mirë pasi Shkupi ka nevojë ka dhe shumë më tepër se kjo’ tha në përfundim Purrini.

Buxheti 3, 65 milion denarë është siguruar një pjesë e mirë nga bashkia e qytetit nga Ministria e Kulturës dhe biznet private.

Më poshtë janë dhe çmimet pa TVSH që këngëtarët e njohur kanë marrë në këtë manifest.

Elvana Gjata – 11 mijë euro, Dafina Zeqiri – 4 mijë euro, Lum Berisha – 2.500 euro, Ylli Limani – 2.500 euro.

Ndërsa këngëtarët dhe artistët e rinj që morrën pjesë në këtë manifestim u paguan vetëm 100 euro.

erthetyhbery.png

Article Logic
Execution time: 0.0032200813293457