Prej dy vitesh tashmë Butrinti dhe Kiara përfliten për një lidhje të mundshme dashurie.
Por dyshja vazhdimisht i kanë mohuar aludimet se mes tyre ka një ludhje romantike dhe janë shprehur se janë vetëm shokë të mirë.
E megjithatë, mjaftoi klipi “Hajt, Hajt”, ku Butrinti vendosi të dalë publikisht me Kiraën dhe e patë shumë të vështirë të mos mendonim se mes tyre vërtet nuk ka asgjë.
Por në edicionin e fundit të këtij sezoni në Prive, këngëtari foli edhe njëherë, për të gjitha aludimet mbi lidhjen e tyre.
"Jo s'jam (në një lidhje). Shumë i sigurt. S'është e vërtetë. Vetëm se del me një femër, s'do me thënë se ke femër," është shprehur Butrinti duke i hedhur poshtë kështu të gjitha spekulimet e lidhjes së tij me Kiarën.