INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
“Xemla, shpirti apo bebw?”, zbuloni pse e thërrisni partnerin tuaj me përkëdheli

“Xemla, shpirti apo bebw?”, zbuloni pse e thërrisni partnerin tuaj me përkëdheli

Publikuar më: 22:01 13-01-2018

Të gjithë i thoni, mos gënjeni!

Ka disa fjalë të cilat disa çifte i përdorin për të përkëdhelur partnerin e tyre. Fjalë të tilla si ‘’Xemla’’ ‘’Shpirti’’ ‘Bebu’ etj, janë disa përkëdheli që kur i dëgjoni tek çiftet e tjera ju vjen për të qeshur madje dhe habiteni se si ka mundësi që i përdorin.

Por direkt sapo jeni në një marrëdhënie dashurie, ju e gjeni veten ti thërrisni partnerit tuaj me këto përkëdheli. Për këtë gjë ka një shpjegim shkencor, i cili tregon arsyen se përse njerëzit priren ti përdorin këto fjalë me personat e zemrës. Sipas psikologëve kjo gjë vjen për faj të prindërve tanë.
“Baby talk” (Pra të flasësh si fëmijë) përdoret me të vërtetë gjerësisht, nga nënat anekënd botës. Shpreh dashuri dhe lehtëson lidhjen mes nënës dhe foshnjës”, thotë profesoresha Dean Falk, neuroantropologu i Universitetit Shtetëror të Floridës.

Ajo tregon se fëmijëve ju pëlqen ti drejtohesh me gjuhën e tyre, pasi i bënë ata të ndihen të dashur, dhe sipas Falk kjo gjë u pëlqen njerëzve prandaj dhe ata zgjedhin ti përdorin këto fjalë, pasi kthehen mbrapa në përvojat e fëmijërisë dhe në dashurin e tyre të parë, nënën.
Gjithashtu disa shkencëtarë të tjerë janë shprehur se përdorimi i këtyre fjalëve përkëdhelëse e bënë marrëdhënien midis një çifti më të hapur dhe të kënaqshme.

Article Logic
Execution time: 0.00358200073242
array(1) { ["section"]=> string(81) "xemla-shpirti-apo-bebw-zbuloni-pse-e-therrisni-partnerin-tuaj-me-perkedheli-47463" }