INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj kërkon që Basha dhe Berisha të shkojnë përballë drejtësisë

Xhafaj kërkon që Basha dhe Berisha të shkojnë përballë drejtësisë

Publikuar më: 10:57 21-03-2018

Ministri i Brendshëm bën një lëvizje të beftë sa i përket hetimit të 613 kg kokainë që u kap disa ditë më parë në kontenierët me banane. Përmes një letre drejtuar drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmata, ministri i Brendshëm kërkon që ai të thërrasë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetin Sali Berisha, si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës. Xhafaj thotë se është nxitur për këtë kërkesë pas deklarimeve publike të dy eksponentëve kryesor të PD.
FatmirXhafaj:
“Nga këto deklarime publike bie veçanërisht në sy fakti se nga zoti Sali Berisha dhe zoti Lulzim Basha pretendohet qartë që ata kanë dijeni për fakte konkrete lidhur me klanet e trafikut të drogës në Shqipëri. Po sipas këtyre deklarimeve publike, rezulton se të dy këta persona kanë veçanërisht dijeni mbi poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kilogram kokainë të sekuestruar së fundmi në Portin e Durrësit”.
Paraqitjen e këtyre provave përballë drejtësisë sipas xhafajt është detyrë kushtetues i zotit Berisha dhe zotit Basha.
Fatmir Xhafaj:
“Ndërkohë unë njoh dhe respektoj faktin se zyra që ju drejtoni është organi kompetent që Kushtetuta dhe ligji e ngarkojnë të marrë dhe të vlerësojë ligjërisht deklarimet e këtyre zotërinjve dhe vërtetësinë e tyre, ndaj është përgjegjësia juaj institucionale dhe detyrimi kushtetues e ligjor i zotit Sali Berisha dhe i zotit Lulzim Basha që t’i paraqesin organit që ju drejtoni, faktet dhe provat mbi trafikun e drogës në Shqipëri, që ata pretendojnë në deklarimet e tyre publike”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025899410247803