INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj ‘nxeh’ Ramën?! Kryeministri ju sulet gazetarëve dhe ndërpret konferencën [FOTO]

Xhafaj ‘nxeh’ Ramën?! Kryeministri ju sulet gazetarëve dhe ndërpret konferencën [FOTO]

Publikuar më: 14:52 18-05-2018

Maskaradë e gjithë furtuna e opozitë ndaj Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama zhvillimet më të fundit rreth çështjes së ministrit të brendshëm, të cilit edhe sot i premtoi vazhdimin e tij në detyrë. Gazetarët kanë kërkuar më shumë qëndrime ndaj kryeministrit,. Por kjo ka nisur në fillim si bezdisje.

Gazetarët:
“Gjatë grupit të PS ju thatë se keni kërkuar ekspertizën e një kompanie të huaj, kush është kjo firmë a ka një emër?”
Edi Rama:
“Adresën nuk mund tua jap”.
Më pas shefi i ekzekutivit ju është përgjigjur me pyetjeve gazetarëve.
Gazetarët:
“A ka një emër kjo agjenci zoti Rama?
Edi Rama:
“Unë nuk mund t’ju ndihmoj për asgjë.
Gazetarët:
Ju e bëtë të qartë se nuk i besoni dëshmitarit të PD
Edi Rama:
“Pse ju i besoni. Ju i Besoni. Ju mendoni se ka vlerë?
Gazetarët:
“Unë nuk jam Kryeministri”.
Edi Rama:
“Ju mendoni se ka vlerë të diskutohet për këtë?
Gazetarët:
“A keni ju informacion më shumë?
Edi Rama:
“Jo unë kam sy dhe veshë. Kur pashë dhe dëgjova, fillimisht nuk ju besova syve dhe veshëve pastaj u detyrova tu besoj. Dhe ajo që pashë është ajo që panë të gjithë. Kjo është për të qeshur dhe është për të qarë”.
Por pyetjes së përse duhet ta besojnë shqiptarët Edi Ramën, Kryeministri u përgjigj në këtë mënyrë.
Gazetarët:
Ju keni dhënë garanci kjo çështje nuk është siç thotë PD dhe dëshmitari ‘X’. Pse duhet t’ju besojnë shqiptarët”
Edi Rama:
“Pse duhet të më besojnë shqiptarët, ju lërini shqiptarët sepse me ata merrem vesh vetë”.
Edhe pse kërkoj qenë gazetarët të heqin çdo merak, pyetjet e tyre e kanë nxehur jo pak shefin e ekzekutivit.
Edi Rama:
“Pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla....a jep ai llogari për vëllain e tij? Nuk jemi këtu për debat, ju bëni pyetje unë jam përgjigje”.
Gazetarja:
“Nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve.
Edi Rama:
Kurse unë e gjej krejt pa etikë që vini këtu si gazetarë dhe merrni mikrofonin të bëni pyetje dhe bëni propagandë
Gazetarja:
“Unë s’mund të pranoj që të më thoni po bëj propagandë, ishte thjeshtë një pyetje”.
Por gazetarja ka refuzuar sulmin e kryeministrit, çka detyroj Edi Ramën të braktisë konferencën për shtyp.
Edi Rama:
“Hajde këtu edhe vazhdo konferencën e shtypit që të thuash fjalën e fundit. Mirupafshim”.

 

rama_me_gazetaret_1.png

 

rama_me_gazetaret_3.png

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041110515594482