INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli BOTËROR ''çmendet'' pas Era Istrefit, shihni çfarë ka bërë! [FOTO]

Ylli BOTËROR ''çmendet'' pas Era Istrefit, shihni çfarë ka bërë! [FOTO]

Publikuar më: 10:26 27-09-2019

Era Istrefi së fundi ka udhëtuar në Paris, ku edhe po merr pjesë në Javën e Modës që po mbahet atje, Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe, në të cilat u shfaq e veshur tërësisht në të zeza dhe dukej shumë elegante.

E siç duket ka tërhequr vëmendjen e një këngëtari me famë botërore, pikërisht Sean Paul i cili e ka ndjekur në Instagram.

Mesa duket Sean ka simpati për të dhe duhet të ketë dëgjuar shumë mbi autoren e hitit ‘Bonbon’. Që pas suksesit të kësaj kënge, fama e Erës i kaloi përmasat kombëtare dhe u bë mjaft e njohur kudo. Era filloi shumë shpejt bashkëpunimet me artistë të famshëm si Yellow Claw dhe Offset, që është edhe kënga më e fundit e artistes sonë.

E ndërkohë Sean Paul është padyshim këngëtari më i dëgjuar kohët e fundit. Kemi kërcyer pafund me këngët e tij dhe pas këtij gjesti të fundit, ndoshta mund të presim edhe një bashkëpunim me Erën. Ku i dihet, mbase mund të realizohet ndonjë ditë.

 

sean.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249