INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet formacioni, mësoni si do luajë Shqipëria kundër Turqisë [FOTO]

Zbardhet formacioni, mësoni si do luajë Shqipëria kundër Turqisë [FOTO]

Publikuar më: 18:14 13-11-2017

Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore në orën 18:30 ndaj Turqisë mbrëmjen e sotme. Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuçi, vazhdon t’i besojë skemës me një sulmues të vetëm të mirëfilltë në fushën e lojës. Tekniku i kuqezinjve ka respektuar pritshmërinë për ndeshjen ndaj Turqisë, duke hedhur që nga minuta e parë një rreshtim 4-2-3-1. Veseli konfirmohet në qendër të mbrojtjes, ashtu si edhe Lilaj në mesfushë përkrah Xhakës. Ndërkaq, do të jetë një treshe mesfushorësh me tipare ofensive: Roshi-Grezda-Memushaj, të cilët do të mbështetin sulmuesin e vetëm të mirëfilltë që ka në dispozicion trajneri, Armando Sadikun. Ndërkohë që krahët e mbrojtjes do të përbëhen nga Elseid Hysaj në të djathtë dhe Ermir Lenjani në të majtë. Katërkëndëshi do të mbrohet nga Etrit Berisha.

lenja.png

Article Logic
Execution time: 0.0033628940582275