INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulim i parë shkencor, gjendet shpëtimi nga kanceri i pankreasit

Zbulim i parë shkencor, gjendet shpëtimi nga kanceri i pankreasit

Publikuar më: 10:08 22-08-2019

Vitet e fundit është folur shumë për dobitë e vajit të kanbisit për kurimin e disa llojeve të tumoreve. Po së fundmi është zbuluar shkencërisht se kanabisi mund të jetë çelësi për të luftuar kancerin e pankreasit, i cili konsiderohet si një nga tumoret me vdekshmëri shumë të lartë. Janë studiuesit e Universitetit të Harvardit që arritën në këtë konkluzion, pasi kanë bërë disa eksperimente tek minjtë.

Ekspertët e këtij universiteti sqaruan se kanë testuar efektet e disa përbërësve të bimës së kanabisit tek qelizat e kancerit të pankreasit në formë laboratorike tek minjtë e sëmurë. Një nga elementët e kanabisit, flavonoidi vrau të gjitha qelizat kancerogjene, tek të paktën 70% të minjve me kancer në pankreas.
Rezultatet e këtij studimi janë publikuar tek revista shkencore, ‘Frontiers of Oncology’. Studiuesit mendojnë se deri 2020 ky trajtimi mund të jetë gati për t’u testuar tek njerëzit.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri i pankreasit është një nga tumoret më të vështirë për t’u kuruar dhe u merr jetën rreth 93% të të sëmurëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039050579071045