INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulimet e reja të astronomëve/ Planeti xhuxh “Haumea” rrethohet nga një unazë [VIDEO]

Zbulimet e reja të astronomëve/ Planeti xhuxh “Haumea” rrethohet nga një unazë [VIDEO]

Publikuar më: 16:10 12-10-2017

Zbulime të reja janë bërë për planetin xhuxh të sistemit tonë diellor i quajtur Haumea.

Sipas Astronomëve planeti në formën e një veze rrethohet nga një unazë.

Deri tani ky është i vetmi planet nga 5 planetët xhuxhë të sistemit tonë që ka një unazë. Sipas vëzhgimeve nëpërmjet 12 teleskopëve mësohet se unaza e planetit Haumea është rreth 43.5 milje e gjerë dhe me një rreze rreth 1.500 milje, dhe se ky planet rrotullohet 3 herë rreth boshtit të tij.

Ka mjaftuar ky zbulim për të zgjuar kureshtjen e studiueseve se si kjo unazë është krijuar në këtë planet që ndryshe quhet si planeti vezë, pasi zakonisht unazat janë parë të pranishme vetëm tek planetët e mëdhenj.

Disa hipoteza hedhin dyshime se kjo unazë do jetë krijuar nga shpërthime të ndryshme që mund të kenë ndodhur dhe që shumë shpejt do humbas energjinë dhe do të zhduket, siç ndodhi dhe me planetin Xhuve.

Përveç kësaj mendohet se dhe prejardhja e vet e këtij planeti xhuxh është nga ndonjë shpërthim dhe që nuk është një planet i zakonshëm por ndonjë pjesë e mbetur e ndonjë shpërthimi.

 

Article Logic
Execution time: 0.00427412986755
array(1) { ["section"]=> string(87) "zbulimet-e-reja-te-astronomeve-planeti-xhuxh-haumea-rrethohet-nga-nje-unaze-video-38816" }