INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zbulohen 12 emrat që do të negociojnë kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë[VIDEO]

Publikuar më: 12:11 26-02-2018

Në ditën kur Ministria e Jashtme i kthei përgjigje Presidentit lidhur me plotfuqinë për të negociuar me fqinjin tonë jugor, janë zbuluar emrat e grupit negociator. Janë 12 emra që përfaqësojnë institucionet përgjegjëse për negocim si dhe ekspertë të fushës. Pjesë e ekipit janë dy bashkëkryetarë Armand Skapi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.
Ndërkohë që emrat e tjerë janë Artur Mecollari, i larguar nga ushtria në vitin 2012; Arsen Mullai, Viktor Doda ish ministër në kohën e Nanos, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna dhe drejtori i AKBN Ardjan Bylyku.
Ndërohë pjesë e këtij grupi janë përfaqësues edhe të institucioneve të tjera. Kështu pjesë e ekipit janë; Elira Koka Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë; Ferdi Hyraj – nga Instituti i Gjeografisë; Luan Përzhita nga Instituti i Arkeologjisë; Lorenc Çela nga Drejtoria e Institutit të Gjeohapësirës dhe Qirjako Qirko Ambasador në Londër
Emrat e grupit negociator janë:
• Ylber Dogjani, komandant i flotës detare
• Artur Meçollari nga Ministria e Mbrojtjes
• Aida Hajna, zv Drejtoresha e Policisë
• Armand Skapi
• Arsen Mullahi
• Viktor Doda
• Ardjan Bylyku
• Elira Koka Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë
• Ferdi Hyraj – nga Instituti i Gjeografisë
• Luan Përzhita nga Instituti i Arkeologjisë
• Lorenc Çela nga Drejtoria e Institutit të Gjeohapësirës
• Qirjako Qirko Ambasador në Londër

 

Article Logic
Execution time: 0.003978967666626