INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet biseda mes Ramës e Tsipras në Kroaci

Zbulohet biseda mes Ramës e Tsipras në Kroaci

Publikuar më: 15:10 12-04-2019

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun grek, Alexis Tsipras gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve te Europës Juglindore dhe Kinës në Kroaci.

Kryeministria bëri me dije se, biseda mes tyre është përqendruar edhe tek çështjet e pazbardhura mes dy vendeve. ‘Biseda mes kryeministrave shqiptare dhe grek u përqendrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si edhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në rrafshin politik e të fqinjësisë së mirë, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja”, njoftoi Kryeministria.
Kryeministri Rama vlerëson qëndrimin e Athinës zyrtare mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe rolin që qeveria greke luan për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.

Article Logic
Execution time: 0.0031359195709229