INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet çfarë mendojnë Kanye dhe Kim për këngën që Taylor realizoi kundër tyre! [VIDEO]

Zbulohet çfarë mendojnë Kanye dhe Kim për këngën që Taylor realizoi kundër tyre! [VIDEO]

Publikuar më: 10:29 29-08-2017

Më në fund është zbuluar reagimi i çiftit më të përfolur të botës së spektaklit.

Dhe rezulton se Kim Kardashian dhe Kanye West nuk duan t’ia dinë fare për këngën e re të Taylor Swift. Këtë javë bukuroshja 27 vjeçare publikoi këngën e saj të re, “Look What You Made Me Do”, në të cilën sulmonte hapur çiftin më të njohur të skandaleve. Madje video e publikuar e këngës gjatë MTV VMA 2017 qartësonte se gjithçka ishte bërë kundër Kim dhe Kanye. Megjithatë, kjo nuk ka bërë aspak efekt tek këta të fundit, Burime pranë tyre bëjnë me dije për prestigjozen People se “Kim dhe Kanye nuk duan t’ia dinë për këngën e re të Taylor”. Me siguri nuk është reagimi për të cilin princesha e muzikës pop kishte shpresuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941