INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet surpriza, ja detajet e emisionit të ri që do të drejtojë Marina Vjollca

Zbulohet surpriza, ja detajet e emisionit të ri që do të drejtojë Marina Vjollca

Publikuar më: 17:10 12-10-2017

Që prej lajmit se Marina Vjollca do të braktisë ‘Top Channel’ për t’u zhvendosur në televizionin ‘Klan’, të gjithë kanë qenë kuriozë për të mësuar se cili do të jetë programi i ri që do të rikthejë në ekran bjonden simpatike.

Dhe mesa duket sekreti më në fund është zbuluar.

Siç bën të ditur ‘Blitz.al’, programi i ri muzikor i Marinës me titull ‘C’est la vie’ do të nisë më 22 tetor dhe do të shoqërojë publikun për 11 javë. Në çdo seri të spektaklit, do të shpallet nga një çift fituesish, që do të përbëhet nga një këngëtar profesionist dhe një personazh tjetër i famshëm që nuk ka aspak lidhje me këngën. Fituesit, që duhet të performojnë aq mirë sa të mos dallohet amatori nga profesionisti, do të përzgjidhen nga një juri që do të përbëhet nga 4 profesionistë.

Disa nga personazhet që do të marrin pjesë në spektakël do të jenë: Jonida Vokshi, Erisa Xhixho, Jonida Spahiu, Ylli Limani, Anxhela Peristeri, grupi Offchestra, Ervin Bejleri, Big Mama etj.

Article Logic
Execution time: 0.00225901603699
array(1) { ["section"]=> string(85) "zbulohet-surpriza-ja-detajet-e-emisionit-te-ri-qe-do-te-drejtoje-marina-vjollca-38823" }