INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni mrekullitë e lëngut te rrushi i thatë

Zbuloni mrekullitë e lëngut te rrushi i thatë

Publikuar më: 09:55 18-04-2019

Së fundmi ekspertët e shëndetit kanë zbuluar një “lëng magjik”. Nëse rrushin e thatë e zhytni në ujë dhe më pas e pini lëngun do të keni shumë përfitime në shëndet. Uji i shkrin të gjitha mineralet dhe lëndët ushqyese të rrushit dhe lëkurës së tij, duke rritur vetitë shëndetësore.

Përfitimet:
-Mëlçia juaj dhe zorrët do të jenë më të shëndetëshme
Uji i rrushit të thatë është përdorur për pastrimin e mëlçisë dhe zorrëve për një kohë të gjatë. Në këtë frut të thatë gjendet një sasi e madhe e antioksidantëve dhe fibrave të dietave. Antioksidantët ndihmojnë mëlçinë të kryejë plotësisht funksionin e saj detoksifikues, ndërsa fibrat shtojnë numrin e lëvizjeve të zorrëve, duke ndihmuar në pastrimin e tyre.

-Niveli juaj i kolesterolit do të ulet dhe presioni i gjakut do të stabilizohet
Studimet kanë treguar se rrushi i thatë është shumë i pasur me fibra, kalium, antioksidantë në krahasim me ushqime të tjera të zakonshme. Konsumimi i ujit të rrushit të thatë ul nivelin e kolesterolit të oksiduar dhe redukton ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

-Do t’ju shtohet energjia
Shkencëtarët dhe ekspertët e sportit besojnë se uji i rrushit të thatë mund të jetë një zëvendësues i mirë i çdo pije energjike. Uji i rrushit të thatë mund t’ju japë energji në mëngjes, ose mund ta konsumoni kur keni stërvitje të fuqishme.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213