INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni se çfarë i ndodhë beqarëve në stinën e verës. Do habiteni!

Zbuloni se çfarë i ndodhë beqarëve në stinën e verës. Do habiteni!

Publikuar më: 12:50 16-08-2018
Të jesh single në stinën e verës, nuk është edhe aq ide e keqe.
Ekspertët rendisin, sipas intv.al disa arsye pse është mirë të jesh pa partner, në verë:
 
1. Është më e lehtë të njohësh njerëz të rinj
Stina e verës, të jep më shumë mundësi, të njohësh njerëz të rinj, sidomos nëse je single. Kur ke partner, je më shumë i kufizuar, për të komunikuar me njerëz të tjerë.
2.  Ndiheni më të lirshëm për të bërë aventura
Kur jeni vetëm, mund të lidheni me dikë, vetëm ditët që jeni me pushime. Do shpëtoni nga angazhimet dhe do shijoni vetëm momentin.
3.  Bëni plane pa u konsultuar më parë me dikë
Nuk keni kujt t’i jepni llogari për gjërat tuaja. Nëse ju mbushet mendja për të shkuar diku, nuk  shqetësoheni nëse do jetë dakord partneri, apo jo. 
4.  Jeni më aktivë
Kjo gjë nuk do të thotë, se personat që kanë partner nuk janë të tillë, por kur je single përpiqesh të bësh më shumë gjëra. Fakti që jeni vetëm, ju shtyn të mos ju kapë monotonia dhe të bëni çdo gjë për t’u kënqaur dhe për t’u dukur tërheqës.
5. Vera është e mbushur plot me evente argëtuese
Kur je single, nuk kufizohesh, për të shkuar nëpër evente të ndryshme. Atje do keni mundësinë të socializoheni edhe më shumë.
6. Kur temperaturat janë të larta, është më mirë të flesh vetëm
I gjithë krevati është ju juaji. Nuk keni dikë për ta ndarë dhe kjo është fantastike, pasi  nuk durohet dikush tjetër  pranë  në vapë.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0059950351715088