INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni sozinë tuaj në fushën e Kampionatit Botëror [FOTO]

Zbuloni sozinë tuaj në fushën e Kampionatit Botëror [FOTO]

Publikuar më: 10:07 22-06-2018

Me siguri shumë prej jush e kanë vëmendjen tek Kampionati Botëror dhe pa dyshim kryefjalë janë futbollistët. Keni menduar ndonjëherë se ndoshta në fushën e futbollit mund të jetë edhe personi që ju ngjan më shumë.

Dhe këtë mund ta zbuloni përmes Inteligjencës Artificiale.

Pa dyshim do të gëzoheni nëse i ngjasoni Ronaldos apo Messit.

Mjeti i ri i Inteligjencës Artificiale i cili përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës ju jep mundësinë të gjeni edhe sozinë tuaj në fushë.

Për të testuar opsionin ‘ Gjeni binjakun tuaj në Kampionatin Botëror ‘ ju mjafton të klikoni butonin Ngarko imazhin, ku do të ngarkoni imazhe në JPEG apo në formatin PNG.

MailOnline e vendos sistemin në një ritëm duke e kombinuar me njerëz të famshëm si dhe me futbollistët e Kampionatit Botëror.

E gjithë kjo realizohet për të parë nëse sistemi arrin të bëjë ngjasimet perfekte duke treguar në përqindje sa ju ngjasoni me një futbollist.

Dhe rezultatet ishin mahnitëse.

Ky mjeti i ri i Inteligjencës Artificiale u zhvillua nga një grup kërkuesish në Norvegji. Dhe madje gjatë provës u pa se kishte shumë ngjashmëri mes personazheve të famshëm dhe futbollistëve .

Ja cilat ishin disa nga rezultatet.

Mesfushori i Gjermanisë Draxler ngjasonte me aktorin e James Bond Daniel Crag.

Nuk do ta besoni po sozia e Kim Kardashian u pa se ishte 33 vjecari nga Senegali Khadim N’Diaye.

Ndërsa këngëtari Ed Sheeran ngjason me lojtarin gjerman Toni Kroos.

 

ngjashmeri.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0042450428009033