INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çifti i lumtur i Ramës “shfaqet” edhe sot, Balla “mund” Bashën në volejboll [VIDEO]

Çifti i lumtur i Ramës “shfaqet” edhe sot, Balla “mund” Bashën në volejboll [VIDEO]

Publikuar më: 17:46 02-12-2018

Politikanët e kanë bërë të modës tashmë që të shpërndajnë në rrjetet e tyre të shumta sociale video tallëse për kundërshtarët e tyre.


Kjo lojë e nisur fillimisht nga kryeministri Edi Rama shihet që gjen mbështetje tek socialistët. Këtë të diel, veç kreut të qeverisë, një videomontazh është shpërndarë edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ku dy personazhet e videos janë kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.


Në videomontazhin e postuar nga Balla shihet kryedemokrati Basha teksa luan volejboll, e përballë tij shfaqet Rama dhe vetë deputeti i PS-së Balla në rolin e fituesit të lojës.


Po ashtu një video është shpërndarë nga kryeministri Rama ku sërish shfaqet Basha dhe Berisha jo tashmë në një lojë volejbolli por në një interpretim si një çift.


Kreu i PD nuk është përfshirë në lojë me videomontazhet, edhe pse nga ana e kryeministrit Rama janë postuar shumë të tilla.


Një videomontazh është postuar pak ditë më parë nga ish-kryeministri Berisha.


Nuk mund të themi me siguri sa sa kohë u duhet politikanëve për të realizuar këto videomontazhe tallëse të kundërshtarëve të tyre politikë, por e sigurt është që kjo “lojë” po fillon të bëhet e zakonshme në radhët e disa prej tyre, madje po fillon të zgjerohet.

 

View this post on Instagram

?Fundjavë të gëzuar

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Article Logic
Execution time: 0.0045080184936523