INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjidhet një nga misteret e Saturnit, ja sa zgjat një ditë ….

Zgjidhet një nga misteret e Saturnit, ja sa zgjat një ditë ….

Publikuar më: 12:02 21-01-2019

Pas shumë dekadash pasigurie, shkencëtarët kanë zbuluar sesa zgjat një ditë në planetin e Saturnit.

Sfera e veçantë magnetike e Saturnit dhe sipërfaqja e paarritshme kanë qëndruar gjatë në rrugën e studimeve së shkencëtarëve për të përcaktuar shkallën e rotacionit.

Dhe mesa duket misteri tashmë është zgjidhur. Një ditë në planetin e Saturnit zgjat dhjetë orë, 33 minuta dhe 38 sekonda Ky është rezultati më i fundit i publikuar nga shkencëtarët e NASA-s, të cilët janë bazuar nga të dhënat që ka mbledhur sonda Cassini.

Kalkulimet e reja zgjidhin një nga misteret që kanë të bëjnë me planetin me unaza dhe zvogëlojnë me disa minuta vlerësimin e mëparshëm të kohëzgjatjes së ditës në Saturn. Më parë thuhej se një ditë zgjaste deri në 10 orë dhe 47 minuta.

Vështirësia e matjes së ditës ishte e lidhur me mungesën e pikave të referencës prej të cilave do të fillonte numërimi, pasi nuk ka male dhe lugina.

“Përgjigjja ishte tek unazat,” tha shkencëtarja e sondës Cassini, Linda Spilker.

Studiuesit përdorën valët që ishin tek unazat për të mbledhur të dhëna brenda Saturnit dhe për të zbuluar të dhënat që kërkoheshin për një kohë të gjatë.

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178