INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr në Lurë dhe Zharrëz. Digjen pyjet me pisha

Zjarr në Lurë dhe Zharrëz. Digjen pyjet me pisha

Publikuar më: 17:34 24-09-2018

Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në pyjet komunale të Lurës. Flakët e zjarrit duket se kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me  pyje. Banorët janë munduar të shuajnë flakët me mjete rrethanore, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë, pasi terreni malor vështirëson fikjen e zjarrit. Ndërkohë një tjetër zjarr masiv ka rënë mesditën e sotme në zonën e Zharrëzit. Nga flakët është përfshirë një gropë me serë. Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Për rastin janë njoftuar edhe forcat e avari-shpëtimit. Nuk është raportuar për dëme, por mësohet se  zjarri nisi rreth orës 13:00. Me ndërhyrjen në kohë u arrit të lokalizohet vatra. Po punohet për identifikimin e shkaqeve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889