Policia franceze ka goditur një rrjet trafiku ndërkombëtar droge këtë fundjavë, me rreth 1.3 ton kokainë të sekuestruara në Bordo.
23 persona u arrestuar të dielën nga autoritet franceze. Mes të arrestuarve janë 3 shqiptarë, 11 kolumbianë, 3 francezë, 5 italianë dhe një turk. Disa prej tyre, para arrestimit u takuan në një vilë pranë Bordos për të marrë ngarkesën e drogës.
Sipas hetimeve, grupe të ndryshme kriminale siguronin nga Franca sasi të mëdha droge, që sillej aty tra trafikantët amerikano-latinë.
Sekuestrimi i automjeteve dhe qindra-mijëra Euro
Kokaina e sekuestruar, ishte fshehur në valixhe dhe çanta sportive. Sasi prej 1.3 ton drogë, duke përllogaritur se 1 kg shitet 30.000 Euro, do të gjeneronte plot 39 milionë Euro për trafikantët.
Siç raporton televizioni francez “BFM TV”, janë sekuestruar gjithashtu edhe 7 automjete dhe qindra-mijëra euro (KESH).
Burrat e arrestuar dyshohet se janë, ose punojnë për grosistët e mëdhenj të drogës në Europë. Hetimet tregojnë se ata ishin në gjendje të siguronin qindra kilogramë kokainë për të furnizuar tregjet franceze, italiane, spanjolle, angleze shteteve të tjera të Europës Perëndimore.
Për të goditur këtë rrjet kriminal, autoritet franceze kanë bashkëpunuar me DEA-n amerikane, autoritet spanjolle dhe ato kolumbiane.