Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare kanë bërë të mundur arrestimin e 3 shtetasve shqiptarë nga Vlora mëngjesin e sotëm në Bari të Italisë. Ata u u kapën në flagrancë duke transportuar me gomone një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa.
Mësohet se gomonia 10 metra e gjatë, me 1550 kg kanabis në bord, është kapur në Bari rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Dy trafikantët dhe drejtuesi i gomones kanë tentuar t'i shpëtojnë policisë duke u hedhur në det, por roja bregdetare italiane ka bërë të mundur arrestimin e tyre. Në bordin e gomones u gjend gjithashtu 1 armë zjarri Pistoletë. Ndërkohë që 3 shtetasit shqiptarë të arrestuar janë: A.Gj, 34 vjeç K.M, 26 vjeç G.Xh, 42 vjeç.