INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

1 e 4 e binzeseve pohojnë se inspektorët ju kërkojnë ryshfet[VIDEO]

Publikuar më: 15:23 03-09-2018

1 e 4 e bizneseve ankohen se inspektorët e agjencive të ndryshme shtetërore ju kërkojnë ryshfet gjatë kohës që ushtrojnë kontrolle. Konkretisht ryshfeti u është kërkuar për të mbuluar mungesën e dokumentacionit apo dhe për mosplotësimit të kritereve ligjore. Shumë inspektorë kanë ushtruar kontrolle pa autorizmie dhe kjo është një shkelje ligjore, e janë jo pak por 33% e tyre dhe vetëm në 66.8% të rasteve inspektorët kanë qënë të pajsiur me lejen për të kontrolluar, kanë thënë në anketim biznesmentët. Ndaj është e qartë që në shumë raste ata kanë shkuar jo në mënyrë zyrtare po private ndaj dhe kanë kërkuar ryshfet. Të dhënat kanë dalë nga një anketë e Ministrisë së Sipërmarrjes, që mes të tjerash bizneset janë pyetur dhe për çështje të tjera ku sërisht kanë raportuar probleme.

Bizneset kanë pohuar se në 56.5% të rasteve inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime të aktiviteteve të tyre. Sipas tyre ata kanë abuzuar me gjobat se në shumë raste ato ishin më të shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura.
Pyetjeve të anketës ju përgjigj një kampion me afro 587 biznese nga të gjitha sektorët e ekonomisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037298202514648