INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 MAJI Dita e Punëtorëve, njihuni me profesionet më të paguara në vend

1 MAJI Dita e Punëtorëve, njihuni me profesionet më të paguara në vend

Publikuar më: 08:12 01-05-2019

Edhe pse ka mbi 1 shekull që 1 Maji është ditë e shënuar ndërkombëtare, pas protestave të punonjësve të Çikagos për të drejtat e tyre, në vendin tonë duket se punëtorë nuk janë shumë të vlerësuar.
Shqiptarët janë më të nënpaguarit e Europës, por dhe me pagën minimale më të ulët prej 211 eurosh. Punojmë mesatarisht 200 orë në vit më shumë se europianët dhe e keqja nuk mbyllet këtu, pasi sipas Eurostat ka informalitet në tregun e punës prej rreth 30%.
Ndërsa sa i përket pagave ato kanë diferenca të thella. Institucionet që paguajnë më shumë punonjësit janë organizatat ndërkombëtare. Paga mesatare është rreth 152 mijë lekë apo rreth 1.200 euro, sa trefishi i pagës mesatare në vend. Organizatat ndërkombëtarë i kanë rritur më shumë pagat për punonjësit e tyre në vlerë absolute vitet e fundit, me gati 200 euro në raport me 2014-n.
Në vend të dytë renditen bankat e sigurimet, me pagën mesatare prej rreth 106 mijë lekë ose 850 euro në muaj. Po në banka ka diferenca të larta pagash nga rreth 300 euro për nivelet e ulëta arkëtaret deri në 7-10 mijë euro për nivelet e larta menaxheriale.
Organizmat ndërkombëtare, Bankat dhe sektori i sigurimeve janë aktivitetet që shpërblejnë me paga relativisht të kënaqshme punonjësit e tyre, ndërsa sektorët e tjerë i paguajnë mesatarisht me më pak se 80 mijë lekë në muaj.
Më keq paguan sektori fason dhe bizneset e vogla me paga minimale jo më të larta se 211 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273