Në Ditën e Punëtorëve, nuk kanë munguar tubimet në shtetin fqinj, Greqi.
Sot më 1 Maj, ata kanë zgjedhur të kërkojnë më shumë të drejta në punë dhe paga më të mira.
Në protestën e tyre vihet re edhe një foto e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha dhe Josef Stalin.
Këtë të mërkurë e gjithë Greqia u paralizua për shkak të protestave pasi transporti publik dhe jo vetëm ishin jashtë funksionit.