INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 metër dëborë në Dibër dhe Korçë, shumë fshatra të bllokuar dhe pa energji elektrike

1 metër dëborë në Dibër dhe Korçë, shumë fshatra të bllokuar dhe pa energji elektrike

Publikuar më: 09:30 10-01-2019

Prej dy ditësh reshjet e dëborës kanë përfshirë shumë zona të vendit. Por më problematike situata shfaqet në zonat e thella malore. 

Mësohet se zonat e thella të Pukës janë të izoluara nga reshjet e shumta të borës, ndërsa mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat edhe sot.
Po ashtu është bllokuar qarkullimi edhe në rrugët nacionale në këtë zonë.
Ndërkaq, në Dibër trashësia e borës ka arritur deri në 1 metër dhe për pasojë shumë fshatra janë të izoluar.
E njëjta situatë paraqitet edhe në qarkun e Korçës dhe të Gjirokastrës. Mësohet se në Korçë trashësia e borës ka arritur 90 cm në zonat malore dhe 30 cm në qytet. Ndërsa aksi nacional është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.
Situata problematike shfaqet edhe në Qarkun e Korçës. Sipas të dhënave mësohet se në qarkun e Korçës bora ka arritur 1 m në disa zona. Aksi Korçë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Pustec-Goricë janë të kalueshëm me shumë vështirësi me zinxhirë.
Shumë nga rrugët e fshatrave janë të bllokuara dhe të pakalueshme. Vithkuq, Lekas, Moglicë, Panarit, Podgorie, Vreshtas, Sheqeras, Shengjergj, Dardhas, prej mbrëmë janë pa energji.
Në Gjirokastër nuk ka patur reshje bore gjatë natës dhe situata është disi më e mirë vetëm për akset nacionale.
Edhe aksi drejt Kakavijës është i kalueshëm. Mbeten të bllokuara të gjitha njësitë administrative mbi 400 m edhe qarkullimi në pjesën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës nuk është i mundur.

Article Logic
Execution time: 0.0036041736602783