INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

1 mijë arrestime në Turqi. Sërish operacion për “grushtin e shtetit” [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 26-04-2017

Policia turke ka arrestuar më shumë se 1,000 persona në një operacion masiv në të gjithë vendin për ‘kapjen e fajtorëve’ të grushtit të shtetit të verës së kaluar. Janë lëshuar urdhra arreste për 3,224 njerëz të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjen. Bastisjet po vazhdojnë ende, ndërkohë që autoritetet synojnë atë që e kanë përshkruar si si një structure secrete brenda policies së Turqisë. Sipas zyrtarëve turke operacioni është shtrirë në 81 provinca. Rreth 8 500 policë marrin pjesë në këtë aksion. Spastrimi në mbarë vendin ishte një nga operacionet më të mëdha kundër mbështetësve të dyshuar të klerikut, FethullahGulen, një ish-aleat i presidentit RexhepTajip Erdogan, i cili tani akuzohet nga qeveria se po përpiqet ta rrëzojë me forcë. Që prej fillimit të këtij aksioni, më shumë se 46 000 persona janë burgosur dhe më shumë se 100 000 të tjerë janë shkarkuar.Këto masa kanë ngjallur shqetësim të OJQ- ve dhe vendeve evropiane që dënojnë një repression ndaj prokurdëv edhe medias. Gulen, një predikues 70-vjeçar që jeton në SHBA, është cilësuar nga Ankaraja si nxitës i grushtit të mungur të shtetit në muajin korrik.

Article Logic
Execution time: 0.0017168521881104