Të shfletosh një libër për gati 1 milionë shqiptarë është mision i pamundur. Ky lajm aspak i mirë është pohuar nga INSTAT, ku rezulon se vitin e kaluar mbi 1 milionë shqiptar nuk kanë arritur të lexojnë asnjë libër. Teksa pjesa tjetër mësohet se ka lexuar shumë pak. Rreth 320 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç raportuan se nuk kanë lexuar më pak se 5 libra vitin e kaluar. Teksa pjesa e tyre që kanë lexuar më shumë se kaq sa vjen e zvogëlohet. Rreth 102 mijë shqiptarët raportojnë se kanë lexuar 5-10 libra gjatë vitit të kaluar, ndërsa rreth 44 mijë shqiptarë kanë lexuar më shumë se 10 libra.Po dhe leximi i gazetave vijon të jetë i kufizuar, me sa duket portalet janë më të shpejtë dhe lajmet lexohen në kohë reale. Vetëm 583 mijë kanë raportuar se lexojnë gazeta çdo ditë. Ndërsa një pjesë e madhe e shqiptarëve, 213 mijë raportuan se lexojnë lajme njëherë në muaj dhe më rrallë se kaq lexojnë 127 mijë shqiptarë.