INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 milion shqiptarë të prekur nga fatkeqësitë natyrore. Përmbytjet po shkatërrojnë ekonominë

1 milion shqiptarë të prekur nga fatkeqësitë natyrore. Përmbytjet po shkatërrojnë ekonominë

Publikuar më: 09:38 07-12-2018

Fatkeqësitë natyrore kanë prekur 1 në 3 persona që jeton në Shqipëri. Pas një studimi të kryer për vendet e Ballkanit, që prej vitit 1990 deri në fund të vitit 2017, vendet e Ballkanit Perëndimor janë goditur nga 100 fatkeqësi natyrore, nga të cilat janë prekur 3.8 milionë njerëz dhe janë shkaktuar 3.5 miliardë lekë dëme.

Rajoni i Ballkanit vlerësohet të jenë në ndikimin e lartë të ndryshimeve të klimës dhe fatkeqësive natyrore në rang global dhe Shqipëria gjithashtu. Bilanci flet se që nga viti 1990 e deri në fund të vitit 2017 janë prekur 962,326 shqiptarë nga fatkeqësitë natyrore, kryesisht përmbytjet.
Për një përmbytje të natyrës si ajo e vitit 2010, humbjet e PBB-së në Shqipëri vlerësohen 6%, ndërsa në Maqedoni 18%.
Ndryshimi i klimës dhe urbanizimi i zonave me potenciale të larta rreziku nga fatkeqësitë natyrore do të katërfishojë rreziqet në Shqipëri dhe në Ballkan deri në vitin 2080, paralajmëron Banka Botërore.
Vetëm gjatë majit 2014, reshjet e pashembullta në Bosnjë dhe Hercegovinë prekën 1 milion njerëz, 25% e popullsisë, duke shkaktuar humbje dhe dëme materiale të barazvlefshme me rreth 15% të PBB-së së vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0017228126525879